Trazirat e dhunshme në SHBA përmes fotografive

schedule09:44 - 7 Janar, 2021

schedule 09:44 - 7 Janar, 2021

Senati i SHBA vijon punën për ratifikimin e fitores së Demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, pas një pushimi të gjatë që u bë për shkak të pushtimit të ambjenteve nga mbështetësit e Trump.

Nënpresidenti Mike Pence, në fjalën e tij për mediat pas rifillimit të punës ka shprehur hidhërimin për “ditën e zezë” në Kapitol dhe dënoi “incidentet e dhunshme”.

Edhe pas një dhune dhe vandalizmi të paparë mbi këtë Kapitol, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit Amerikan po takohen përsëri, në të njëjtën ditë, për të mbrojtur Kushtetutën,” tha Pence.

Ndërkohë kreu i policisë në kryeqytetin amerikan ka konfirmuar se si pasojë e dhunës kanë humbur jetën 4 persona dhe janë arrestuar 52 të tjerë.

Ndërkohë, Kryebashkiaku i Uashingtonit Muriel Bauser njoftoi se ai po e zgjaste gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë pas incidenteve.

Ndërkohë kamerat që ndodheshin në vendin e ngjarjes kanë kapur momentet më pikante nga të gjithë trazirat e ndodhura në SHBA, pas pushtimit të mbështetësve të Donald Trump në Kapitol, ndërsa Kolegji i Zgjedhësve po mblidhej për të konfirmuar fitoren në zgjedhje të Joe Biden./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!