Trazirat e 27 Prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

schedule16:42 - 27 Prill, 2019

schedule 16:42 - 27 Prill, 2019

Në 2 vjetorin e 27 Prillit të trazirave dhe dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, LSDM dhe Aleanca për shqiptarët, kanë rikujtuar ngjarjet. Përvjetori është shfrytëzuar nga partitë për të përsëritur kritikat ndaj njëra tjetrës për ngjarjet që tronditën vendin.

Aleanca për Shqiptarët rikujtoi 27 Prillin me pres konferencë para Kuvendit. E rikujtuan kreun e kuvendit, Talat Xhaferin për premtimin e dhënë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili u zgjodh pikërisht në këtë ditë pati premtuar se do të vendosë këtë gurë në hyrje të Kuvendit për të përkujtuar këtë ditë, gurë i cili simbolizon edhe sakrificën por edhe ikjen e Ali Ahmetit në momentin historik kur po vendosej e ardhmja e vendit tonë, 27 Prilli ishte dita kur po vendosej mbi fatin e vendit se nga do të lëvizim, drejt NATO ose drejt Rusisë dhe pikërisht atë ditë Ali Ahmeti iku. Edhe pas një viti nuk dihet se ku ka përfunduar ai gurë, prandaj sot i bëjmë pyetje publike. Ku mbeti premtimi i Talat Xhaferit dhe përse nuk është vendosur guri në hyrje të Kuvendit?

Derisa po mbahej konferenca për media, guri që u vendos vitin e par në shenjë kujtimi, u shfaq para derës së Kuvendit, madje po e ruante edhe policia.

Konferencë për media para Kuvendit mbajti edhe LSDM-ja. Zëdhënësi i partisë tha që populli nuk guxon  të lejojë që Gruevski të kthehet në pushtet sërish, e pasardhësin e tij e akuzoi se po i mbron dhunuesit.

Hristijan Mickoski dhe kandidatja e tij, Gordana Siljanovska, jo që nuk e dënuan dhunën, por u rreshtuan në mbrojtje të dhunuesve dhe kriminelëve.

Në ndërkohë, në youtube profilin zyrtar të LSDM-së, u paraqit një video ku partia në pushtet e akuzon VMRO DPMNE-në drejtpërdrejtë, se ata e kanë organizuar 27 prillin.  VMRO DPMNE edhe sivjet heshti për 27 Prillin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!