Trazira në burgjet e Ekuadorit, humbin jetën 79 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

schedule10:43 - 25 Shkurt, 2021

schedule 10:43 - 25 Shkurt, 2021

Ka shkuar në 79 numri i viktimave në Ekuator, si pasojë e trazirave që kanë ndodhur në katër burgje.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 18 nga të burgosurit janë gjetur të masakruar në një vend. Sipas autoriteteve ky është një nga shpërthimet më të përgjakshme të dhunës në burg në historinë e vendit.

Kreu i policisë kombëtare të Ekuadorit përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se mbrëmjen e së mërkurës është arritur që të merret nën kontroll situata e krijuar nga trazirat në katër burgje.

Policia dhe trupat ishin vendosur në qendrat e paraburgimit në qytetet Guayaquil, Cuenca dhe Latacunga, ku bandat luftuan me “armë të punuara me dorë” në atë që autoritetet thanë se ishte një shpërthim i koordinuar dhune.

Autoriteti i burgut SNAI tha se të gjithë ata që u vranë në trazirat ishin të burgosur, me raportet e para që përmendnin 50 të vdekur, përpara se të rriteshin në 62 dhe në 79 në raportin e fundit.

Ndërkohë nga trazirat janë plagosur dhjetëra të burgosur dhe policë. e.su./abcnews.al