Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Traversa “shpëton” Tiranën, Sherri heroi i Vllaznisë

schedule18:45 - 8 Nëntor, 2019

schedule 18:45 - 8 Nëntor, 2019

Është mbyllur pjesa e parë mes Tiranës dhe Vllaznisë në “Selman Stermasi”, me rezultatin e bardhë, 0-0. Të dyja skuadrat patën shanset e tyre, por traversa dhe forma e mirë e dy portierëve bënë që goli të mungojë.

Në minutën e 21-të, Hygor mori një top në hyrje të zonës dhe e kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer. Pasi u fut drejt qendrës, futbollisti i Vllaznisë gjuajti me të majtën, duke tronditur traversën e Tiranës.

Tirana fitoi një goditje dënimi në një pozicion të rrezikshëm në minutën e 24-ët dhe Batha mori përsipër ekzekutimin e saj. Mesfushori bardheblu gjeti trekëndëshin e portës, por u ndal nga një fluturim i Sherrit, i cili e çoi topin në goditje nga këndi.

Dy minuta më vonë, Tirana pati një tjetër rast të mirë, kësaj radhe me anë të Vangjelit. Mbrojtësi driblon bukur poshtë këmbëve kundërshtarin dhe gjuan nga një distancë e largët. Edhe një herë tjetër, Sherri evitoi golin, duke e çuar sferën në goditje nga këndi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE
E premte, 8 nëntor 2019 (18:00)

TIRANA – VLLAZNIA

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Cobinnah, Cale, Ngoo. Trajner: J. Ahmataj

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: M. Jonuz

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!