Trashi pranon dominimin e Tiranës, Hoxhallari ka një thirrje për shokët

schedule19:57 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 19:57 - 13 Dhjetor, 2019

Dy gola të shënuar dhe ritëm i lartë në derbin Partizani-Tirana, teksa pjesa e parë është mbyllur pa fitues. Lorenc Trashi dhe Erion Hoxhallari kanë dhënë nga një prononcim të shkurtër pas vërshëllimës së kryesorit Jorgji.

Mbrojtësi i Partizanit tregohet i sinqertë dhe pranon dominimin e bardhebluve. “Ç’është e vërteta, Tirana po na vë shumë në vështirësi. Nuk po dalim në lojën tonë, nuk po presojmë lart, shpresoj ta bëjmë në pjesën e dytë. Tirana na ka vënë shumë në vështirësi. Goli i barazimit na liroi pak, por duhet të bëjmë shumë presing që të arrijmë në lojën tonë“, thekson lojtari i kombëtares.

Një koment jep edhe Erion Hoxhallari, teksa mbrojtësi ka një mesazh për shokët e skuadrës. “Duhet të kemi shumë përqendrim në mbrojtje. Po e dominojmë lojën, e kemi gjithë lojën në kontroll, por duhet të jemi më vigjilentë në mbrojtje“, thekson Erion Hoxhallari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!