Lorenc Trashi do të jetë pjesë e Qadsia në Kuvajt. Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar për pesë vite, ndërkohë që do të përfitojë 1 milion dollarë. Edhe Partizani nuk doli duarbosh, pasi arkëtoi 250 mijë dollarë nga shitja e tij.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka luajtur ditën e djeshme ndeshjen e fundit me të kuqtë dhe pas ndeshjes është përshëndetur me shokët e skuadrës. Në rrjetet sociale ai ka postuar edhe një foto së bashku me ekipin.
Sigurisht ka edhe disa fjalë për të thënë: “Shpresoj që në të ardhmen e afërt të takohemi sërish. Të gjitha kujtimet e çmuara që kemi kaluar së bashku do të mbeten në mendjen time. Më shumë se një familje”. /abcnews.al