Trashi: Dëmtimi im nuk ndikoi te Partizani, ja për çfarë më erdhi keq

schedule22:42 - 24 Mars, 2020

schedule 22:42 - 24 Mars, 2020

Mungesa e Lorenc Trashit në ndeshjet e fundit, sidomos në derbi, i ka kushtuar shumë Partizanit. 27-vjeçari nga Gramshi flet rreth dëmtimit të tij dhe mënyrës se si po e kalon kohën e karantinimit në një prononcim për “Fan Zone” në Supersport.

Trashi, ju shohim me një model të ri flokësh…

Duke parë që do të jemi shumë ditë në shtëpi, menduan të bëjmë ndryshime.

Karantinimi për ty ka nisur shumë kohë më parë, pasi keni qenë i dëmtuar?

Më kanë rekomanduar doktorët, sapo dola nga spitali, të qëndroja një muaj pushim absolut. Ka një anë të mirë dhe të keqe, sepse kam mbetur pa stërvitje.

Telushi dhe Trashi, dy ushtarë larg njëri-tjetrit…

Telushi ka këmbëngulur të shkojë në Vlorë, por duke parë rregullat e qarkullimit, ishte e pamundur.

E respektoni të gjithë programin atletik? A ju mungon kontakti me topin?

Të them të drejtën ne, futbollistët jemi mësuar të jemi në fushë dhe palestër. Stafi ynë dhe përgatitësi atkletik kanë vendosur të stërvitemi me një program të veçantë, “online”. Sigurisht që nuk është se merr shumë nga ana fizike, por nga ana psikolgjike shumë.

Do të kesh një shkëputje edhe me përfaqësuesen, ku po krijoje vendin tend…

Kur ndodhi dëmtimi im, gjëja e parë që kam menduar ka qenë Kombëtarja, po kapja edhe formën time në kampionat. Më vinte keq, bisedoja edhe me familjarët, si po i humb këto dy ndeshje. Tani që janë shtyrë ndeshjet, të presim çfarë do të ndodhë.

I mungove shumë Partizanit pas dëmtimit…

Nuk besoj se mungesa ime ka ndikuar në ecurinë e skuadrës, edhe kur isha unë nuk po bënim mirë, prandaj nuk mendoj që ndikova unë. Sa i përket vazdimësisë, kontratave, çdo gjë do të shihet pasi të nisë kampionatit. Ka lojtarë që u mbaron kontrata më parë, nuk e di se si do të zgjidhet ky problem.

Fotoja me fanellën e Tiranës?

Është “fotoshop”. Janë disa faqe që mundohen t’u rritin moralin njerëzve. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!