Trashi alarmon Partizanin, Solomon: Provuan të më groposnin

schedule08:34 - 24 Shkurt, 2020

schedule 08:34 - 24 Shkurt, 2020

Lorenc Trashi u dëmtua në ndeshjen që Partizani barazoi me Bylisin dhe ende ndodhet në spital, duke bërë që të jetë në dyshim për derbin e së premtes me Tiranën.

Mbrojtësi i majtë është pjesë e rëndësishme e “demave” dhe trajneri Adolfo Sormani pret lajme të mira prej tij. Shpresohet që Trashi të jetë gati për takimin me bardheblutë.

 

SOLOMON – Sulmuesi nigerian ishte shënjestër e tifozëve dhe jo vetëm pas ndeshjes me Bylisin. Topi i humbur dhe që solli golin e parë të ballshiotëve bëri që të kishte kritika të shumta për Solomon, i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

“Ata provuan të më groposnin mua, por nuk e dinin se isha bërthamë. Ju nuk mund të varrosni një farë. Një bërthamë gjithmonë do të rritet. Rritet edhe më e fortë.

Gërmoj brenda dhe jam i vendosur të rritem përmes stuhive dhe baltës. Ju mund të hidhni balët mbi mua. Por unë nuk ndalem. Unë gjithmonë do të kthehem edhe më i fortë. Mos e vrit mendjen çfarë ndodh”, shkruan Solomon. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!