I jepet lamtumira kineastit të shquar Vladimir Prifti. Ndriçim Xhepa i njeh dy cilësi, njëra qëndron te skenari e tjetra te mjeshtria e punës me aktorin
Shumë prej aktorëve të njohur, sipas Xhepës kanë portretizuar rolet më të mira të karrierës në filmin e Vladimir Priftit.
Bashkëpunimi te “Flutra në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos”, mbeten kujtime të bukura për aktorin e tij të preferuar. Roli i Tomit shënon një pike kulminante edhe në karrierën e Ndricim Xhepës.
Rajmonda Bulku tregon se si refuzoi në fillim rolin e Klarës te filmi “Dhe vjen një ditë”
Në karrierën 40 vjecare Vladimir Prifti la gjurmën e tij unike në kinemanë shqiptare duke krijuar personazhe të vërtetë dhe dramatikë, por po aq me rëndësi mbetet kontributi i tij edhe në filmin dokumentar.