Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet egjiptiani në Pogradec

schedule10:32 - 3 Korrik, 2021

schedule 10:32 - 3 Korrik, 2021

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë vënë në pranga 36-vjeçarin A.M.,banues në Aleksandri, Egjipt pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

36-vjeçari i arrestua në lagjen nr.2 në Pogradec, ndërsa me mjetin tip “Hyundai” po transportonte në drejtim të Tiranës, pasi iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit 300 euro për secilin.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Informacion-Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas egjiptian.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Aleksandri, Egjipt.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në lagjen nr. 2, Pogradec, këtë shtetas, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Hyundai”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 300 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!