Transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Korçë

schedule09:21 - 8 Shtator, 2020

schedule 09:21 - 8 Shtator, 2020

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Pogradec pasi ka tentuar që të ndihmojë tetë emigrantë të paligjshëm që të kalojnë kufirin.

Njoftohet se A.R., është kapur në lagjen nr. 3 në Pogradec ndërsa transportonte me mjetin e tij në drejtim të Tiranës 8 emigrantët, të cilëve u kishte premtuar që do t’i kalonte drejt vendeve të BE, kundrejt fitimit.

Njoftimi:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. R., 40 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shtetasi i mësipërm u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!