Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transportonin ilegalisht emigrantë me makinën e marrë me qira, arrestohen dy persona në Gjirokastër

schedule16:28 - 13 Gusht, 2023

schedule 16:28 - 13 Gusht, 2023

Një person i shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke transportuar ilegalisht 8 emigrantë, me një makinë të marrë me qira.

Gjithashtu, edhe bashkëpunëtori i tij, 17-vjeç është arrestuar nga blutë, pasi ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër, kanë vijuar hetimet e thelluara, si dhe veprimet operacionale, të koordinuara me policitë e qarqeve të tjera, për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e rasteve të goditura më parë në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat:

-në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Road Guard 70”,, 39 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 22.07.2023, 39-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, një 17-vjeçar i arrestuar ditën e operacionit, transportonin me një automjet të marrë me qira, 8 emigrantë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!