Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas/ Sekuestrohen dy automjete dhe katër aparate celulare. Tre të rinj janë arrestuar në Gjirokastër, pasi transportoni emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin Ç. H., banues në Tepelenë, i cili është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Policia i sekuestroi një automjet dhe dy aparate celulare.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, njofton policia.
Gjithashtu, janë arrestuar dhe dy të rinj M. H., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjetin e tyre, emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Gjatë arrestimit policia u sekuestroi një automjet dhe dy aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/