35-vjeçari E.K., ka rënë në prangat e policisë pasi i kap duke transportuar 15m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore dyshohet se ishte prerë në pyllin e Bizës.
Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij 38-vjeçarin D.S. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin dhe një motorrsharrë me të cilën janë prerë drutë.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Informacion-Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.4 operacioni policor i koduar “Biza”.
U kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 35-vjeçari si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohen një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Biza” në kuadër të cilit bënë arrestimin e shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 15m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e Bizës.
Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin dhe një motorrsharrë me të cilën është prerë lënda drusore.
Në vijim të veprimeve, u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se në pyllin e Bizës, në bashkëpunim me shtetasin E. K., në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh e drurësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/