Prej tre ditësh shërbimi urban në Vlorë ka rinisur punën, pas më shumë se katër muajsh mungesë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid 19.
Lëvizja është shumë e kufizuar me një numër të vogël njerëzish.
Ndërkohë që kërkohet respektimi i masave anti-covid.
Ashtu si dhe në qytete të tjera operatoret e shërbimit publik dalin me humbje financiare edhe pse dolën nga karantina.
Ata thonë për abcnews.al se hapja e linjave urbane i rënon ashtu si në kohë pandemie.
“Pagën e luftës një muaj, s’na dhanë më. Nuk na paguan njeri, po nuk pati subvencionim nga shteti sa do mbijetosh?!”, thotë një prej tyre.
Numri i ulët i udhëtarëve dhe çmimi i biletës prej 30 lekësh, nuk mbulon dot kostot e shërbimit.
“Nuk ka punë, nuk lëvizin njerëzit”, u shpreh një tjetër shofer i transportit publik./abcnews.al