“Transparencë dhe meritokraci në emërime”/ Zv.ministri: Projektligji i ri i jep mundësi të rinjve për t’u bërë pjesë e policisë

schedule17:43 - 20 Mars, 2024

schedule 17:43 - 20 Mars, 2024

Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se me projektligjin e ri për Policinë e Shtetit do të ketë transparencë dhe meritokraci në emërime.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hodaj u shpreh se do të ketë konkurime për shumë pozicione, ku përfshihen drejtori i përgjithshëm apo edhe shefat e komisariateve.

Sipas Hodajt, projektligji i ri i jep mundësi të rinjve për t’u bërë pjesë e policisë.

“Edhe kjo është risi e propozuar. Duam sa më shumë transparencëë, meritokraci në emërime. Konkurimet do të jenë nga drejtori i përgjithshëm, te shefat e komisariateve. Ju sigurojmë edhe qëndrueshmëri në detyrë, punonjësve, drejtuesve. Ne nuk duam të humbasim vlera të Policisë së Shtetit, duam t’i promovojmë sa më shumë të jetë e mundur. Është një proces që vazhdon veçmas, vettingu në Policinë e Shtetit. Më të mirët duhen të kenë një punë prestigjoze. Kjo është një risi që e propozon ligji për të pasur tranparencë. Përbërja nuk është shumë e rëndësishme. Do të ketë përbërje nga Policia e Shtetit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!