“Tkurren” kuqezinjtë e SERIE A/ Bie numri i lojtarëve shqiptarë në kampionatin italian

schedule11:38 - 9 Janar, 2025

schedule 11:38 - 9 Janar, 2025

Dikur kemi qenë shumë më tepër. Futbollistët shqiptarë dhe Seria A kanë qenë një dashuri e veçantë e dekadës së fundit, aq sa në 2021 numri arriti në 12.

Që nga portierët Berisha e Strakosha, tek mbrojtësit Gjimshiti, Hysaj, Ismajli, Veseli apo Kumbulla apo lojtarët më ofensivë si Bajrami, Asllani, Manaj. Edhe sot nuk jemi pak, por rënia është më shumë se me 50 për qind.Në total, sot janë 8 lojtarë shqiptarë pjesë e elitës së futbollit italian, ndonëse disa janë më të dalluar, e disa më pak.

“Centurioni” apo “senatori” ndër ta mbetet Berat Gjimshiti, kapiteni I kombëtares, i cili vazhdon të jetë një nga kryesorë tek Atalanta, fitues i Ligës së Europës dhe në vendet e para të Serisa, si dhe pjesë e Championsit. Nuk mund të lihet prapa Kristian Asllani, ndonëse nuk e ka rolin protagonist të Gjimshitit.

Tek Interi luan me hope, por gjithsesi luan dhe ka ndeshje që bie mjaft në sy. Një nga lavditë në perëndim është Elseid Hysaj, I cili duket në prag të largimit nga Lacio, pas kontributit për shumë vjet tek Empoli, Napoli dhe vetë skuadra kryeqytetase.

Tepër I rëndësishëm Ardian Ismajli, një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A, lider tek Empoli dhe që pëlqehet nga klube të rëndësishëm si Napoli, Juventusi apo Fiorentina. Të mos harrojmë Ylber Ramadanin, një lojtar tepër punëtor që ka qenë titullar I padiskutueshëm tek Leçe deri pak javë më parë.

Tek Leçe është një nga zbulimet më të fundit, Medon Berisha, I cili po merr lavdërime të mëdha dhe ka lënë në stol pikërisht Ramadanin. Portieri Alen Sheri I Kaljarit është gjithashtu ardhje nga Shqipëria, ndërsa në A pritet të luajë një shqiptar, por që vesh fanelën e kaltër.

Ky është Luis Hasa, ish-yll I të rinjve të Juventusit, kampion I Europës me Italinë U19, kartoni I të cilit është marrë nga Napoli për 500 000 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!