Transformohet Rruga e Dibrës në Tiranë/ Veliaj: Hyrje e re dinjitoze 

schedule14:18 - 11 Maj, 2018

schedule 14:18 - 11 Maj, 2018

Rikonstruksioni tërësor i rrugës së “Dibrës” nga farmacia 10 deri tek Oxhaku ka përfunduar. Për të mundësuar krijimin e trotuareve në nivel me rrugën, Bashkia e Tiranës zhvendos murin rrethues të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjithashtu në këtë segment janë shtuar korsitë e biçikletave dhe janë rehabilituar fasadat e pallateve.

“Rruga e Dibrës është një arterie kryesore e Tiranës dhe me ndërtimin e Rrugës së Arbrit nga qeveria, ajo do të jetë hyrja kryesore në verilindje të kryeqytetit. Ashtu siç kemi bërë një hyrje dinjitoze në Rr. “Dritan Hoxha” apo siç po fillojmë tani me rrugën e Kombinatiti, kjo është një tjetër hyrje e Tiranës e cila ka dalë në dritë dhe u jep mesazhin njerëzve se këtu ka një cilësi tjetër të të bërit të punëve, pastërti, higjienë dhe rregull. Vendi ku jemi tani ka qenë një xhungël e madhe, ku njerëzit duhej të bënin kapërcim me pengesa afër mureve të Ministrisë së Mbrojtjes”.

Përfundimi i disa prej segmenteve kryesorë në rrugët e Tiranës u shpreh kryebashkiaku i ka dhënë mundësi bashkisë për të ndërhyrë në lagjet e qytetit.

“Tani që janë bërë akset akryesore, Rruga e Dibrës, segmenti nga Oxhaku te Farmacia 10, segmentet  “Imer Ndregjoni”, “Kujtim Laro” që na lidh me Njësinë 3, segmenti që na lidh me Bregun e Lumit, riparimi i vetë Bregut të Lumit, shkolla e re “Ardian Klosi”, qendra sociale që hapëm me z. Flenckenstein, pra po krijohet një buqetë investimesh në gjithë akset kryesore dhe tani do të vijojmë me disa blloqe, që të stolisim çdo lagje në nivel kapilar, me kënde lojërash, lulishte, siç po bëjmë te Katrori dhe në disa prej njësive të tjera të Njësisë 4”

Kryetari i Bashkisë tha se në pjesën e mbetur të mandatit Bashkia e Tiranës do të punojë me të njëjtin ritëm për të mbyllur fazën e emergjencës ku gjeti qytetin. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!