“Transformimi urban i Shkodrës, një epokë e re për qytetin”/ Rama inspekton punimet në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj

schedule15:14 - 26 Mars, 2025

schedule 15:14 - 26 Mars, 2025

Transformimi urban i Shkodrës është një rrugëtim që vijon me projekte të reja që zhvillohen paralelisht në rrugë, lagje dhe sheshe të qytetit.

Shirokë-Zogaj, është një prej investimeve strategjike, që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

Kryeministri Rama ishte sot në Shkodër, ku i nisi inspektimet e disa prej veprave publike nga ky kantier.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë dhe theksoi se me realizimin e saj hapet një perspektivë e re turistike për zonën.

Rruga pritet të përfundojë në fund të këtij viti, e ku bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj, në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!