“Transformimi, për kushte të mira për punëtorët”, Rama nga impianti i Ferrokromit: Sistemi i filtrimit, 2 milionë euro investim

schedule11:46 - 1 Maj, 2024

schedule 11:46 - 1 Maj, 2024

Kryeministri Edi Rama bashkë me zv/kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar industrinë e Ferrokromit të AlbChrome në qytetin e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se transformimi po bëhet për kushte më të mira për punëtorët, ndërsa shtoi se sistemi i filtrimit kushtoi 2 milionë euro.

“Më vjen mirë që sot në këtë ditë të shënuar të 1 Majit të jem këtu më të gjithë ju dhe të përfitoj nga rasti t’ju uroj të gjithë njerëzve të punës. Urimi im është që çdo njeri i punës të ketë vetëm bekime, shëndet dhe sukses. Sot na solli këtu një premtim i mbajtur i kompanisë pas një udhëkryqi dhe ngërçi të krijuar si rezultat i reagimit legjitim të komunitetit dhe të institucioneve shtetërore për të ndalur implementimin  e c2, duke vendosur filtrat e domosdoshëm. Për ne ishte e rëndësishme që ky të ishte prioritet numër 1 i kompanisë.

Ky investim është i konsiderueshëm, për një element që në pamje të parë. Transformimi po bëhet pë kushte më të mira për punëtorët. Sistemi i filtrimit është 2 milionë euro investim. I thashë zotit Ilirim që ne do të vijmë për ta kremtuar këtë fakt që është i mirëpritur për komunitetin, nga institucionet e shtetit, që është një betejë që do e fitojmë të gjithë bashkë. Kjo duke arritur të ndërtojmë urat e dialogut.”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!