Elbasan- Transformimi i Parkut Metalurgjik nga një trashëgimi industriale tashmë në një hapësirë të gjelbër.
Ky transformim është shprehur kryeministri Edi Rama do të hapë perspektiva të reja për Elbasanin duke e kthyer në epiqendër të inovacionit dhe zhvillimit, si një qendër e energjisë së pastër, prodhimit të avancuar dhe teknologjisë së qëndrueshme.
Më tej kryeministri u ndal edhe tek rëndësia e procesit të integrimit të Bashkimit Europian duke thënë se është momenti i duhur dhe në kohën e duhur për të bërë histori dhe se kjo mundësi shtoi ai nuk duhet humbur.
“Nëse gjërat do të ishin marrë me radhë do të ishim në një pikë tjetër sot. Ne mësuam nga gropat që hapën të tjerët. Do të kishte qenë mirë ta bënim më parë, por kush do të vinte. Ne kemi hapur thirrjen për parkun teknologjik Durana dhe na kanë ardhur direkte…Deri para disa vitesh investimet në turizëm ishin të bazuar tek shqiptarët, nuk afroheshin kompani të huaja, ndërsa sot janë disa që janë me miliardë. Por ne duhet të ruajmë të gjitha balancat e tjera, ndaj unë insistoj që ne duhet të futemi në BE dhe duhet të futemi tani që është hapur dera”, tha Rama.
Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me qytetarët, Rama nënvizoi se: “Arsyeja përse e kemi vendosur këtë punë në këtë drejtim është sepse individualisht nuk shkojmë askund. Madje ne kemi krijuar edhe Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit që pjesën që lidhet me këto problematike dhe këtë temë, që kishte mbetur si një ngarkesë plus dhe gjë e dorës së dytë, e vendosëm në qendër të vëmendjes. Është me rëndësi që të mos kemi sërish të njëjtat situata që ju të zgjidhni një përfaqësi, sepse nuk mund të bëhet puna e përditshme me 55 veta, ku të gjithë të sjellin kërkesat e tyre, që ta kemi edhe ne një ide të qartë nga ju. Të jetë një komunikim dhe në partneritet me bashkinë dhe Bashkia mund të caktojë personin që të merret me mbledhjen e këtyre informacioneve. Ajo që kemi vendosur në parim është se ju jeni të parët të thoni se çfarë doni ju dhe ne me arkitektët do të përcaktojmë se çfarë do të jetë në funksion. Të përcaktojmë edhe metodën se si do të punojmë bashkërisht. Ju do të jeni thjesht përfitues në pjesën e biznesit tuaj apo të bëheni pjesë e strukturës që do të merret me të gjithën. I gjithë parku në fund të ditës do të administrohet nga një shoqëri…Administrimin duhet ta bëjë një shoqëri, ku shteti ka pjesën e vet, apo bashkia ka pjesën e vet. Edhe për këtë cilido dëshiron të bëhet pjesë e kësaj. Keni ardhur këtu kur asnjë nuk u afrohej dhe e dimë që në fillim keni marrë një risk. Pjesën që ju do të merrni për të investuar ne mjafton që ta kemi të qartë dhe bëhet marrëveshja…”
/abcnews.al/