Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transformimi i forcës zjarrfikëse/ Rama: Sigurim i banesave për fatkeqësitë natyrore

schedule09:51 - 4 Tetor, 2025

schedule 09:51 - 4 Tetor, 2025

Është prezantuar këtë të shtunë projekti i ri për mbrojtjen civile. Të pranishëm në këtë aktivitet janë kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se do të mundësohet sigurimi i banesave për fatkeqësitë natyrore.

“Është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë sepse me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo është shumë e rëndësishme që të gjithë të nisin dhe të mendojnë për të marrë masa për t’u përfshirë në skemën e re të sigurimit të shtëpive nga fatkeqësi natyrore. Gjë që do ta sanksionojmë edhe me ligj. Kemi mbetur i vetmi vend që nuk e ka një ligj të tillë duke i dhënë mundësi të gjithëve që për një kontribut modest të mund të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet njësitë  e biznesit që duhet të sigurohen edhe nga përmbytjet”, tha Rama.

Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu u shpreh se ky është një kapitull e ri i mbrojtjes civile nëpërmjet transformimit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se mbrojtja civile do fokusohet në disa shtylla kryesore, duke nënvizuar: “Në kuadër të programit Shqipëria 2030, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Program parashikon 3 shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor dhe mënyra se si fuqizojmë zinxhirin reagues që nga element ii bashkisë dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave. Inovacioni që duhet të kthehet në detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave nga pikëpamja e kamerave termike. Një tjetër mësim ishte menaxhimi i emergjencave në Llogara dhe ishte teknologjia që na dha mundësinë të përballonim situata të vështirë. Të gjitha nuk mund të ndodhin edhe pa vënie në eficencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!