Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Do kemi pasaporta dixhitale/ Shumë dokumente, në një të vetëm. I pranishëm në telefonat celulare

schedule12:48 - 20 Tetor, 2025

schedule 12:48 - 20 Tetor, 2025

Qytetarët shqiptarë do të pajisjen me mjet identifikimi digjital duke filluar nga viti i ardhshëm.

Ky dokument do të përmbajë certifikatën e lindjes, pasaportën, leje drejtimi, diplomë universiteti, etj, dhe të gjitha do të jenë të aksesueshme nëpërmjet telefonit.

Gjatë prezantimit të projektit për identitetin digjital, kryeministri Edi Rama, tha se Shqipëria është ndër vendet e para të Europës, e cila do të implementojë identitetin digjital, një vit përpara afatit të përcaktuar nga Bashkimi Europian.

“BE po ashtu po përgatitet për identitetin digjital, dhe objektivi i shpallur i BE është që në 2027 qytetarët e BE të mund të pajisen me identitetin e tyre digjital. Ne do të jemi një hap më para dhe e theksoj këtë jo për të nënkuptuar apo afirmuar ndonjë përparësi tonën por për të rikujtuar se përparësia që teknologjia i jep çdo vendi që e përqafon atë dhe që i drejtohet asaj për të kapërcyer pengesa që nganjëherë janë edhe historike, është që personalisht e quaj bekim i kësaj kohe se përmes teknologjisë dixhitale”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri tha se implementimi i identitetit digjital shënon edhe një moment të rendësishëm drejt formalizimit të ekonomisë, duke reduktuar informalitetin.

“Dua të përqendrohem tek ky moment i sotëm, tek identiteti digjital, i cili është një instrument i domosdoshëm për të realizuar planin tonë të kalimit nga paratë kesh (cash), në transaksionet digjitale dhe kjo do të thotë shumë më tepër siguri për konsumatorët; kjo do të thotë shumë më tepër transparencë për biznesin dhe kjo do të thotë shumë më tepër të ardhura nga ajo pjesë që i takon konsumatorit dhe që në një masë të madhe mbetet jashtë duarve të tij për shkak të informalitetit dhe për shkak të trukeve të ndryshme që do reduktohen maksimalisht, në mos do të asgjësohen plotësisht falë transaksioneve digjitale, që është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar”, shtoi Rama.

Ndërsa për ministren e punëve të brendshme, Albana Koçiu, identiteti digjital nuk është vetëm detyrim europian, por domosdoshmëri për më pak burokraci dhe më shumë transparencë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!