Transfertat në euro, rekord/ BSH: 1.3 miliardë euro transaksione në tre muaj, rritje me 20 për qind

schedule14:28 - 15 Prill, 2025

schedule 14:28 - 15 Prill, 2025

SHQIPËRI- 1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se kjo vlerë rezulton se është rreth 20% më e lartë se ajo e realizuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që në total  në periudhën janar-mars janë kryer rreth 81 mijë transaksione.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore konfirmohet se marsi ka pasur nivelin më të lartë të transaksioneve  në numër edhe në vlerë çka lidhet edhe me numrin e lartët të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë pranverës.

Po ashtu rritja e transaksioneve në monedhën europiane tregon edhe  rritjen e formalizimit të ekonomisë shqiptare. Ecuria e pagesave të kryera përmes sistemin AIPS justifikojnë dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut.

Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.  Gjatë muajve të parë të këtij viti euro vijoi të qëndrojë nën nivelin prej 100 lekë dhe pritet që ky të jetë një normalitet i ri në ekonominë shqiptare.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit. Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Rikujtojmë se viti 2024 u mbyll me rekord të transaksioneve në euro duke kapur vlerën 5.2 miliardë euro ose 30.5% më shumë transferta se në vitin 2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!