Transfertat kombëtare në euro/ BSH: Vitin e kaluar arritën në 5.2 miliarde euro

schedule15:06 - 13 Janar, 2025

schedule 15:06 - 13 Janar, 2025

5.2 miliardë euro është vlera e pagesave të kryera në monedhën europiane gjatë vitit 2024 në ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë ka publikuar statistikat për gjithë vitin e kaluar ku rezulton se shifrat janë në rritje të përgjithshme të veprimeve nje tendence kjo e theksuar nga viti në viti.

Pergjatë vitit që lamë pas janë realizuar  mbi 325 mijë trasasaksione ndërkohë që muaji dhjetor ka prekur nivelin më të lartë me rreth 34 mijë duke tejkaluar edhe periudhën e verës.

Ndërkohë po  sipas të dhënave të  Bankës së Shqipërisë numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS në vitin 2023 për pagesat në euro brenda vendit ishte 249 mijë  me vlerë 4.1 miliardë euro.

Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndër bankare AIPS përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën në rastet kur  një qytetar  kryen blerjen e një  prone apo makine, transaksioni përfshin lëvizjen e parave midis bankës së blerësit dhe bankës së shitësit. Këto të dhëna konfirmojnë edhe faktin e sasisë së lartë të eurove që qarkulluan në ekonominë shqiptare gjatë vitit të kaluar duke bërë që euro të prekë nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Rritja e numrit të transaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë.

Ndërsa një element që ka ndikuar në këtë drejtim është ulja e kostove për këto transaksione.

VLERA E TRASAKSIONEVE NE EURO

Viti 2022     3.3 miliarde euro

Viti 2023    4.1 miliarde euro

Viti 2024    5.2 miliarde euro

Transaksionet ne numer

Viti 2022      156 mije

Viti 2023    249 mije

Viti 2024    325 mije

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!