Leo Messi ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar dy tema të rëndësishme. Mediat e ndryshme kanë shkruar se ylli argjentinas pritet të transferohet tek Interi në sezonin e ardhshëm, diçka që ka ngrohur zemrat e tifozëve zikaltër.
Kapiteni i Barcelonës, me anë të disa postimeve në “Instagram”, ndalet edhe te Ronaldinho. Dikush pagoi 1.6 milion USD për të liruar brazilianin dhe vëllanë e tij nga burgjet e Paraguajit, teksa doli në skenë emri i tij si njeriu që ka paguar këtë shumë.
Messi i ka mohuar të dyja, duke i cilësuar si lajme false dhe gënjeshtra. “Edhe ajo që ata thanë në të njëjtën gazetë disa javë më pare, për kalimin te Newell’s Old Boys, ishte e pavërtetë. Për fat të mire, askush nuk i beson”, shkruan Messi. /abcnews.al


