Manchester City mund të ketë përsëri probleme me drejtësinë. Kujtojmë që UEFA ka sanksionuar klubin anglez për mosrespektimin e fair-play financiar, por ai dënim u hoq më vonë nga CAS. Gjithashtu në vitin 2011 ishte FIFA që dënoi “Qytetarët” për sa i përket transferimit të parregullt të të miturve dhe mesa duket kjo çështje po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.
Sipas raportimit të “The Athletic”, bëhet fjalë për çështjen e Gabriel Fernando Morais Casseres. Braziliani u transferua te City në vitin 2011 kur ai ishte vetëm 14 vjeç, por problemi qëndron te babai i lojtarit. Siç e zbulon dhe vetë ai, anglezët e prezantuan atë si një vëzhgues të rremë talentesh, punë për të cilën ai do të kishte marrë 1.120 euro në muaj nga shtatori i 2011 deri në qershor të 2012.

“Realiteti është se ata më paguanin, por unë kurrë nuk kam punuar. Në fakt nuk flisja as anglisht. Ata organizuan një kurs për mua dhe unë shkova në klasë vetëm dy herë, por më pas nuk shkova më. Ishte e gjitha një genjështër”, zbulon babai i Gabriel për “The Athletic”. Kjo bie ndesh me ligjet në Angli dhe si pasojë mund të merrën masa ndaj Manchesterit, pse jo dhe nga UEFA apo FIFA. /abcnews.al

