Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transferimi i Messit te PSG, avokatët e Barcelonës tentojnë bllokimin

schedule12:35 - 9 Gusht, 2021

schedule 12:35 - 9 Gusht, 2021

Avokatët e Barcelonës po tentojnë të bllokojnë transferimin e Leo Messit te PSG. Në kampin katalanas po mundohen të bëjnë edhe një përpjekje të fundit për t’i ndalur rivalët.

Avokatët e Barcelonës kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Europiane të Apelit dhe pretendojnë se PSG nuk mund të firmosë me yllin argjentinas për shkak të gjendjes së rëndë financiare që kanë.

Juan Brando e ka postuar ne rrjetet sociale ankesën dhe thotë se kanë përgatitur një ankesë në Komisionin Europian dhe kërkohet që përkohësisht të pezullohet përkohësisht nënshkrimi i Lionel Messit me PSG-në.

Mes të tjerash në ankesë vihen në dukje fakti që PSG i ka bilancet më keq se Barcelona në raport me Fair-Play Financiar. Në 2019-20 thuhet se raporti i pagave dhe të ardhurave të PSG ishte 99%, kurse te Barcelona 54 %. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!