Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transferimi “falas” i Suarez tek Atletico Madrid, zbulohen detajet

schedule15:14 - 23 Shtator, 2020

schedule 15:14 - 23 Shtator, 2020

Luis Suarez është goditja e madhe e Atletico Madrid. Bomberi uruguaian do të jetë lideri i ri i sulmit të ekipit të Diego Simeones, duke zëvendësuar Alvaro Moratën e rikthyer te Juventusit.

Sport.es zbulon edhe detajet e këtij transferimi. “El Pistolero” do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me “Los Colchoneros”, nga e cila do të përfitojë një rrogë prej 7.5 milion eurosh në sezon.

33-vjeçari do i kushtojë rreth 2 milion euro klubit kryeqytetas, shumë që do paguhet në bazë të paraqitjeve të lojtarit dhe rezultateve pozitive që do arrijnë djemtë e Simeones në sezonin e ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!