Tramezzani rikthehet me barazim te Sioni, Lenjani protagonist me gol

schedule18:43 - 12 Qershor, 2020

schedule 18:43 - 12 Qershor, 2020

Super League e Zvicrës rikthehet më datë 19 qershor dhe skuadrat po përgatiten për rifillimin e kampionatit. Miqësoret e ekipeve helvete kanë qenë të shumta gjatë kësaj periudhe.

Sioni përfitoi për t’u përballur me Chiasso gjatë ditës së sotme, duel që u mbyll në barazim 2-2. Një nga golat u shënua nga Ermir Lenjani, lojtari i kombëtares shqiptare. 30-vjeçari nga Prishtina realizoi të parin, teksa tjetrin e shënoi Christian Zock.

Drejtimin e Sion e ka marrë Paolo Tramezzani, ish-ndihmësi i De Biasit te Shqipëria. 49-vjeçari italian u rikthye sërish si trajneri i Sion 9 ditë më parë. Lenjani ka shënuar 5 gola këtë sezon dhe është gati për duelin e 20 qershorit në kampionat kundër St Gallen. /abcnews.al