Trajneri kroat, Zlatko Daliç: Ne jemi gati, do të bëjmë më të mirën edhe nëse Brazili është favorit

schedule17:08 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 17:08 - 8 Dhjetor, 2022

Përveç ndeshjes Hollandë-Argjentinë, ditën e nesërme do të zhvillohet dhe ndeshja tjetër çerek-finale, Kroaci-Brazil. Në konferencën për shtyp, tekniku i Kroacisë, Zlatko Daliç është shprehur shumë optimist, për përballjen e nesërme.

Gjatë konferencës, Daliç u shpreh se kroatët do të “luftojnë” deri në fund, edhe pse Brazili është dukshëm favoriti për fitimin e ndeshjes.

“Ai është ndoshta kundërshtari më i fortë me të cilin jemi përballur ndonjëherë në një Botëror. Kjo ndeshje vjen shumë shpejt, por kështu ndodh ndonjëherë shorti të favorizon, ndonjëherë jo. Ne nuk duam të ndalemi me kaq. Do të përpiqemi të fitojmë. Nuk kishim shumë kohë për t’u përgatitur. Ajo që ka rëndësi është rikuperimi pas Japonisë. Nuk do të ndryshojmë shumë. Sosa u stërvit dje dhe mendoj se ai do të jetë në lojë. Ne jemi gati, do të bëjmë më të mirën edhe nëse Brazili është favorit”,- u shpreh Daliç gjatë intervistës. /i.m /abcnews.al