Trajneri i Vllaznisë, Gjoka, në stërvitje pas sulmit fizik

schedule15:07 - 23 Shkurt, 2018

schedule 15:07 - 23 Shkurt, 2018

Nuk është aspak e qetë gjendja tek Vllaznia, pas sulmit ndaj trajnerit Ernest Gjoka. Burime në klub pohojnë se edhe trajnerët e mëparshëm kanë pasur kërcënime të tilla.

Tek Vllaznia ka tronditje pas sulmit ndaj Gjokës, edhe pse nga pamja e jashtme gjendja duket e qetë.

Trajneri u paraqit në vendin e punës, pavarësisht shqetësimit të madh të një dite më parë, ndërsa nuk pati dëshirë të komentonte më shumë sesa bëri menjëherë pas sulmit.

Me policinë ende në kërkim të autorit, dhe me Gjokën e kapitenin Gilman Lika që deklaruan se nuk e njihnin atë, situata nuk mund të qetësohet vetvetiu.

Administratori Gjyrezi shpreson të kundërtën, ndërsa e quajti ngjarjen një rast të veçantë.

Gjithsesi, burime pranë klubit bëjnë me dijë se gjendja është më e keqe sesa mendohet, dhe se do të jetë e vështirë që Vllaznia të gjejë.

Këto burime theksojnë se edhe përpara Gjokës ka pasur precedentë të kërcënimit të trajnerëve, madje edhe me armë, ndonëse kjo nuk është bërë publike.

Po ashtu, burimet theksojnë se Bashkia e Shkodrës nuk ka vepruar në rastet e mëparshme, edhe pse është njoftuar dhe informuar me hollësi për agresorët.

Sipas tyre, Vllaznia është peng i politikës, që kërkon të bëjë ndere duke afruar në ekip lojtarë që nuk e meritojnë fanelën, por vetëm e vetëm se janë me mbështetje nga jashtë futbollit.

Shqetësimin për politikën e shprehu për abc neës-in disa kohë më parë edhe një nga legjendat shkodrane, Hysen Zmijani.

Ekziston dyshimi dhe frika se gjithçka do të shkojë sipas shprehjes “çudia tri ditë zgjat”, ndërsa gjendja tek Vllaznia nuk do të ndryshojë, derisa të ndodhë privatizimi.

Besohet se ky është një nga shkaqet që skuadra më e vjetër e futbollit shqiptar ka dy vjet që rrezikon rënien nga kategoria. /abcnews.al