Trajneri i ri te Partizani, mendohet për një rikthim të bujshëm

schedule15:59 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 15:59 - 25 Dhjetor, 2019

Partizani mendon sërish për një trajner italian. Një kandidaturë e mundshme është Adolfo Sormani, tekniku që drejtoi skuadrën disa muaj në vitin 2016. Në moshën 54-vjeçare është pikërisht në momentin e duhur. A thua Partizani po kthen Adolfo Sormanin për stolin, ish-trajnerin që u largua me konflikt në 2016?

Burime pranë presidentit Gazment Demi bëjnë me dijë se ka sërish një mendim për italianin, dhe Sormani ka qenë alternativë edhe pas largimit të Skënder Gegës në maj të këtij viti.

Demi vlerëson se 54-vjeçari është një profesionist i mirë, dhe po ashtu një njohës i ambientit të kuqve, edhe pse punoi vetëm për disa muaj. Sormani ka përvojë mesatare, duke qenë dy vitet e fundit trajneri i Veljes në Danimarkë, në Divizionin e Parë dhe në Superiore.

Më herët ai ka punuar teknik i të rinjve te Juventusi e Napoli, si dhe ka qenë ndihmës I Gianfranco Zola te Ëatford në Premier Ligën angleze. Nuk dihet sesa mund të jetë fatura financiare e Sormanit, edhe pse vështirë se ai mund të vijë për më pak se 6 apo 7 000 euro në muaj, plus që duhen paguar edhe ndihmësit./abcnews.al