Trajneri i ri i Gjermanisë: Bierhoff “përjashton” Flick-Klopp, zbulohet pse

schedule17:56 - 22 Mars, 2021

schedule 17:56 - 22 Mars, 2021

Joachim Low do të largohet nga kombëtarja gjermane pas përfundimit të Euro 2020. 61-vjeçari mban postin e trajnerit të katër herë kampionëve të botës prej vitit 2006, teksa përflitet se mund të marrë drejtimin e Real Madrid.

Drejtuesit e DFB (Federata Gjermane e Futbollit) po punojnë për pasuesin e Low. Emra si Hansi Flick apo Jurgen Klopp janë ndër kandidatët kryesorë, por Oliver Bierhoff i hedh poshtë këto zëra.

 

Oliver Bierhoff

Në një prononcim për Kicker, drejtori i ekipit kombëtar të Gjermanisë flet në lidhje me këtë temë. “Nuk kemi një kohë të pafundme për të zgjedhur trajnerin e ri, por nuk ndihemi as nën presion.

Flick? Rummenigge foli drejtë, fjalët e tij përforcojnë pozitat e trajnerit te Bayern Munchen. Ne nuk do të flasim me asnjë trajner që ndodhet nën kontratë me klubin e tij.

Kemi disa opsione interesante brenda Federatës dhe një gjë e tillë na bën më të qetë në lidhje me trajnerin e ri“, deklaroi ish-sulmuesi i njohur i “Pancerave”. /abcnews.al