Manchester City nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 mbrëmjen e djeshme në transfertën e Portos. Tashmë të dy këto ekipe e kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër të kompeticionit, edhe pse ka ende një ndeshje të fundit për t’u luajtur.
Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, nuk ishte edhe aq i lumtur pas ndeshjes. Spanjollit nuk i pëlqeu aspak stili i lojës së vendasve, të cilët qëndruan pothuajse gjatë gjithë kohës në gjysmë fushën e tyre.
Guardiola abriu a conversa, Sérgio Conceição fechou ? #ChampionsELEVEN pic.twitter.com/24eu3hV5df
— ELEVEN Portugal (@ElevenSports_PT) December 1, 2020
Nuk mungoi reagimi i trajnerit të Portos, Sergio Conceicao. “Nëse unë do të kisha buxhetin e lojtarët e tij dhe përsëri nuk do të mundja të fitoja, do të isha dhe unë i mërzitur gjithashtu”, janë fjalët e portugezit. /abcnews.al