Tragjike! Rrëshqitja e tokës u merr jetën 162 minatorëve

schedule19:45 - 2 Korrik, 2020

schedule 19:45 - 2 Korrik, 2020

Të paktën 162 trupa të pajetë janë gjetur pas rrëshqitjes së tokës në Mianmar, të Azisë Juglindore, thonë zyrtarët.

Rrëshqitja e tokës ka ndodhur në një zonë minerare. Ekipet e shpëtimit gjatë gjithë ditës kanë vijuar kërkimet për njerëzit ende të zhdukur në Hpakant të shtetit Kachin.

Myanmar është burimi më i madh në botë i “Jade” (gurë i çmuar), por në miniera ka pasur aksidente të shumta.

Departamenti i shërbimit të zjarrfikësve të vendit tha në një postim në Facebook se një masiv balte goditi minatorët, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!