Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjike në Shkodër/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 38-vjeçari

schedule11:23 - 9 Nëntor, 2025

schedule 11:23 - 9 Nëntor, 2025

Një 38-vjeçar baba i dy fëmijëve ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës së rregullimit të linjës së internetit.

Arvjon Fishta me profesion psikolog, detyrë që e ushtronte në shkollën 9-vjeçare në Bardhaj, ishte punësuar me kohë të pjesshme në një kompani të shpërndarjes së internetit, kryesisht gjate fundjavës në mirëmbajtjen dhe në shtrimin e linjave të internetit.

Nga sa mësohet ai ka qenë duke ndryshuar linjën e vjetër nga kutia e shpërndarjes dhe në punë e sipër nga kabllot e pa izoluar si duhet  ka rënë në kontakt e për pasojë ka humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!