Tragjike në SHBA, burri vret ish-gruan dhe pesë të tjerë

schedule08:31 - 18 Shkurt, 2023

schedule 08:31 - 18 Shkurt, 2023

Një burrë i armatosur me tre armë qëlloi për vdekje ish-gruan e tij dhe 5 anëtarë të tjerë të familjes së saj në një qytet të vogël rural në shtetin amerikan të Mississippi, sipas një njoftimi të policisë.

Policia ka akuzuar një vendas 52-vjeçar Richard Dale Crum, për vrasje të shkallës së parë dhe ndodhet në paraburgim. I dyshuari qëlloi dhe vrau ish-gruan e tij përpara se të qëllonte të fejuarin e saj, i cili gjithashtu ndodhej në banesë.

Dy viktima të tjera u gjetën të vrarë në një shtëpi ngjitur me shtëpinë e të dyshuarit, tha Lance. Sipas Lance, deputetët besojnë se i dyshuari mund të ketë lidhje me viktimat, një burrë dhe një grua.

Ende nuk është identifikuar motivi i sulmit të tij.

I dyshuari besohet se ka vepruar i vetëm, tha guvernatori i Mississippi, Tate Reeves.

/abcnews.al