Tragjike në Përrenjas, mësuesja dhe vëllai i saj vdesin nga Covid brenda pak orësh

schedule12:30 - 28 Tetor, 2020

schedule 12:30 - 28 Tetor, 2020

Koronavirusi i ka marrë jetën tragjikisht brenda pak orësh ditën e sotme vëllait dhe motrës nga Përrenjasi. Gazetari Agim Blloshmi raporton për abcnews.al se si pasojë e Covid-19 ka ndërruar jetë mësuesja Irena Bajlozi.

Ndërkohë pak më vonë ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm edhe vëllai i saj, Agron Bajlozi. Mësohet se vëlla e motër kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur betejën me sëmundjen të dy brenda pak orësh.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë në nivele alarmante, me shifra rekord infeksionesh ditore. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi 284 raste të reja me Covid.

Po ashtu dje u raportua një numër rekord viktimash me,  7 humbje jete në 24 orë.  g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!