Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Talës në Lezhë.
Policia bën me dije se makina tip “Pegeot” me drejtues Kristjan Magjuni, 24 vjeç ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë shoferi 24-vjeçar dhe pasagjerja Atjola Ademi.
“Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Abcnews.al