Tragjedia nga Covid në familjen mirditore: Tre arkëmorte brenda javës, sot i jepet lamtumira nënës

schedule11:43 - 6 Mars, 2021

schedule 11:43 - 6 Mars, 2021

Tragjedia preku familjen Cara në Rubik. Tre anëtarë të familjes humbën jetën si pasojë e koronavirusit brenda javës.

Dy prindërit Hamit dhe Dushe Cara përkatësisht 75 dhe 73 vjeç si dhe djali i tyre Albani, 49 vjeç nuk mundën të fitojnë betejën me sëmundjen.

Abcnews.al mëson se në fillim është infektuar bashkëshorti, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë tek spitali “Shefqet Ndroqi” nuk ka mbijetuar.

Më pas  ka ndërruar jetë në spitalin e Rrëshenit 49-vjecari dhe e fundit humbi jetën nëna, Dushe Cara tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Para se të infektohej vetë, Dushja ka humbur nga virusi edhe te vellanë.

Ngjarja e rëndë ka shokuar të afërmit dhe komunitetin e Rubikut, ndërsa sot përcillet për në banesën e fundit nëna, Dashja. g.v/abcnews.al