Tragjedi në familjen mirditore, babai, nëna dhe djali vdesin brenda pak ditësh nga koronavirusi

schedule09:18 - 6 Mars, 2021

schedule 09:18 - 6 Mars, 2021

Tre anëtarë të një familje në Rubik kanë humbur jetën brenda pak ditësh nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur përmes postimeve në rrjetet sociale nga të afërm.

Tre anëtarë të familjes Cara kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit. I pari që ka humbur jetën është kryefamiljari Hamit Cara, të nesërmen djali Arbeni dhe më pas bashkëshortja e Hamitit, Dashja.

Familja Cara ishte prekur nga virusi disa ditë më parë, ndërsa nuk kanë mundur ta fitojnë betejën. Fqinjët e përshkruajnë këtë familje shumë të rregullt, të respektueshme, ndërkohë që janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Situata si pasojë e pandemisë në vend është e rëndë. Çdo ditë ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifra rekord viktimash, ndërkohë që vijon të jetë i lartë edhe numri i rasteve të reja me virus.

g.v/abcnews.al