Tragjedia në Ukrainë, shikoni momentin e rrëzimit të avionit, i mbijetuari: Pashë mikun duke u djegur

schedule13:40 - 27 Shtator, 2020

schedule 13:40 - 27 Shtator, 2020

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin tragjik të rrëzimit të avionit me 27 anëtarë në bord në Ukrainë në datë 25 shtator. Kamerat kanë kapur sekondat e fundit të fluturimit fatal të avionit ushtarak që po transportonte 26 ushtarë ukrainas, të cilët humbën jetën.

Sipas zëvendës Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës Anton Gerashenko, kamera që regjistroi rrëzimin ishte vendosur në çatinë e një ndërtese në qytetin Chuguev. Video tregon momentin kur avioni përpiqet të ulet por nuk arrin duke shpërthyer në flakë.

 

Ndërkohë, i mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i avionit tregoi se pa miqtë e tij të mbuluar në flakë dhe u përpoq t’i ndihmonte por nuk mundi.

Ai na tha se dukej sikur ishte në një lojë dhe se kur u ngrit e pa mikun e tij që digjej. Ai me të vërtetë u përpoq të shuante zjarrin“, tha kreu i provincës Kharkiv i cili foli me të mbijetuarin.

Shkaqet e tragjedisë janë ende nën hetim me versionin origjinal që flet për dëmtimin e motorit.

Kishte një paralajmërim nga piloti se motori i majtë ishte dëmtuar. Çfarë ndodhi më pas është e paqartë, do të përcaktohet nga hetimi” tha Guvernatori i Kharkiv Aleksei Kutcher. /db/Abcnews.al