Tragjedia në Shkodër/ Kërkimet do të zhvendosen afër urës së Bunës, ku dyshohet se u hodh nëna me 3 fëmijët

schedule15:46 - 6 Maj, 2024

schedule 15:46 - 6 Maj, 2024

Kërkimet për gjetjen e trupave të 39-vjeçares Alma Arrizit dhe fëmijëve të saj, do të zhvendosen vetëm 300 metra larg urës së Bunës, aty ku dhe ka dyshime se ata janë hedhur.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se tërheqja në këtë lokacion vjen pas dyshime se rrjeta e peshkatarëve mund të ketë mbajtur trupat.

Kontrollet pritet të nisin për pak minuta pranë vendit të quajtur “Rrjetat e peshkatarëve”. Për pak do të kryhen zhytje, ku pritet edhe mbërritja e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla për të ndjekur operacionin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!