Shkodër, gjenden nëna dhe i mituri/ Trupat e pajetë u nxorrën nga polumbarët. Burg për bashkëshortin

schedule13:33 - 7 Maj, 2024

schedule 13:33 - 7 Maj, 2024

E fundit që u nxorr e pajetë nga ujërat e ftohtë të lumit Buna ishte Alma Arrazi.

39 vjeçarja, e cila vendosi tragjikisht fatin e saj dhe të tre fëmijëve duke u hedhur nga ura mbi Bunë mbrëmjen e dy majit, u gjet në afërsi të fshatit Pentar, rreth orës 13 e 30 në vendin e quajtur “Shkalla e Belnit”.

Më herët, mesditën e të martës polumbarët nxorrën pa jetë më të voglin e familjes Arrazi.

Trupi i tre vjecarit u zbulua rreth mesditës së të martës midis zonës së quajtur “Ana e malit” dhe fshatit Oblikë, afro 1 km nga vendi ku të hënën u gjet motra e tij 8 vjeçare.

Teksa Almën e nxirrnin nga lumi ku e pajetë endej prej 5 ditësh, ai që dyshohet se e çoi drejt vetëvrasjes duke e dhunuar psikologjikisht, kercenuar dhe tradhetur u paraqit në gjykatë.

Seanca ndaj Erdgys Arrazit u zhvillua me dyer të mbyllura.

Edhe pse i riu mohoi me ftohtesi akuzat e ngritura ndaj tij Gjykata vendosi që ai të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve.

Të hënën, motra e Alma Arrazit në një komunikim jashtë kameras tha për abc neës se mes ciftit dy vitet e fundit ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe shkak ishte bërë lidhja jashtë martesore e 31 vjecarit.

“Erdgysi i ka dashur fëmijët por jo Almën edhe pasi kishte krijuar lidhjen e re ushtronte dhunë psikologjike duke e ofenduar dhe kërcënuar. Gjithcka ka nisur pas lidhjes jashtëmartesore që Erdgysi kishte me një vajzë të re rreth 18 vjecare. Në këto momente Erdgysi filloi të distancohej nga familja e tij”

Ngjarja që tronditi shkodrën e mbarë vendin ndodhi mbrëmjen e dy majit, kur Alma Arrazi pasi takoi përreth dy orë motrën e bashkëshortit u drejtua urës së vjetër të Bunës, nga ku vendosi të takojë vdekjen pa u ndarë nga tre të vegjlit e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!