Një ngjarje e rëndë tronditi të dielën Maliqin. Zjarri që përfshiu banesën e familjes Azisllari, i mori jetën nënë e bir, ndërsa vajza ndodhet e intubuar në QSUT.
Hetimet vijojnë, por shkak mendohet të jetë bërë soba me dru, nga e cila mori flakë sfungjeri.
Kryebashkiaku Gëzim Topçiu tha se bashkia do te kryej të gjitha shpenzimet.
Topçiu shtoi se do të riparohet banesa, teksa do kryhen veprimet emergjente dhe nuk do priten procedurat./abcnews.al


