Gazetari Mustafa Nano në studio me Juli Xhokaxhi ka koentuar ngjarjen e Kombinait që ka tronditur opinionin publik.
Nënë e bijë u vetëflijuan për të tentuar ringjalljen, ndërkohë në gjendje të rëndë në banesë u gjet edhe vajza tjetër,e cila arriti të mbijetojë.
Lidhur me këtë Nano thekson mes të tjerash se masa të shumta besimtarësh janë fanatizuar. Sipas tij feja në vend ka marrë shumë ndikim, ndërsa sjell në vëmendje edhe mesazhet e politikanëve për çdo festë fetare.
“Vë re masa të caktuar besimtarësh janë fanatizuar shumë. Dhe në emër të besimit ose vrasin të tjerë ose veten. Fetë nuk kanë pasur asnjëherë këtë rol që kanë në Shqipëri. Ne kemi politikat tanë që sa vjen një festë fetare si papagaj bëjnë ato referimet klishe, dhe u qyrrativen për disa vota. Mesa e kam ndjekur unë nuk kam parë që të ndalen te kjo. Është përzier feja me një tragjedi. Sido që të dalë e vërteta një gjë është e sigurt që ato ishin besimtare. Duhet të ndalemi të gjithë. Çfarë po ndodh me këto? Po marrin një rol, dhe shoqëria po na del nga kontrolli”, tha Nano. /abcnews.al