Tragjedia në Koçan/ Qytetarët kryejnë homazhe, ndezin qirinj për viktimat

schedule13:46 - 17 Mars, 2025

schedule 13:46 - 17 Mars, 2025

Kanë filluar homazhet në qendër të Koçanit për tragjedinë, që la të paktën të vdekur 59 njerëz e 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në një klub nate.

Qytetarët po shkrujnë në librin e zisë e po ndezin qirinj në nderim të viktimave, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë që edhe Kryetari i komunës së Koçanit në Maqedoninë e Veriut, Lupço Papazov ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë që ndodhi atje./klankosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!