Tragjedia në Indi/ Shkon në 26 numri i viktimave nga shembja e urës, disa të bllokuar

schedule12:43 - 23 Gusht, 2023

schedule 12:43 - 23 Gusht, 2023

Të paktën 26 punëtorë humbën jetën dhe disa të tjerë dyshohet se janë bllokuar shembjes së një ure në shtetin verilindor indian të Mizoram, thanë zyrtarët.

Ngjarja tragjike ndodhi në Sairang, një qytet rreth 20 kilometra larg kryeqytetit të shtetit Aizawl, tha kryeministri i Mizoram Zoramthanga në platformën e mesazheve X (ish-Twitter).

Mediat lokale raportojnë se rreth 35-40 punëtorë po punonin në momentin kur ndodhi tragjedia.

“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe e gjithë ndihma e mundshme po u ofrohet të prekurve”, shkroi kryeministri indian Narendra Modi në Platformën X.

Aksidentet e shembjes së urës nuk janë të rralla në Indi. Në tetor të vitit të kaluar, një urë epokës koloniale u shemb në Morbi, në shtetin perëndimor indian të Gujarat, duke vrarë 135 njerëz.

Në qershor, një urë në ndërtim e sipër në shtetin më të varfër të vendit, Bihar, u shemb, duke vrarë një person.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!