Zyrtarët gjermanë thonë se nuk është ende e qartë nëse sulmi i premtes në tregun e Krishtlindjeve në qytetin Magdeburg ishte një sulm terrorist.
Më herët, ata thanë se motivi i sulmit mbetet i paqartë, por pakënaqësia e të dyshuarit lidhur me trajtimin që Gjermania ka bërë ndaj refugjatëve sauditë mund të jetë shkak, shkruan Sky News.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser u tha gazetarëve se i dyshuari ishte “islamofobik”.
Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin 50 vjeçar, i cili përplasi me makinë një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin Magdeburg mbrëmjen e së premtes.
Sakaq, mediat gjermane raportuan se numri i viktimave është rritur në 4 ndërsa 205 janë plagosur./abcnews.al